E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti dhe periferia ne terr per dhjetera ore

Fier

Fieri eshte rrethi i pare ne vend qe po vuan mungesen e energjise elektrike. Nuk behet fjale per kufizime disaoreshe por per mungese te saj nga 16-24 ore. Keshtu mesditen e se premtes energjia eshte nderprere per te gjithe zonen energjetike te Fierit perfshi ketu qytetin dhe te gjithe fshatrat e tij. Ndersa per qytetin furnizimi me energji ka rinisur rreth pasdites per zonat periferike kufizimet kane vijuar deri mesditen e se shtunes. Banoret ankohen se kane telefonuar centralin e sherbimit te klientit por numrat telefonike te vene ne dispozicion ne pjesen me te madhe te kohes jane te zene. Nderkaq prane filialit te CEZ-it Fier asnje prej drejtuesve nuk komenton shkakun e nderprerjes se energjise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›