Lumi Osum permbyt tokat bujqesore komuna kerkon ndihme
Reshjet e dendura te shiut te rena gjate diteve te fundit si dhe mungesa e argjinaturave mbrojtese kane shkaktuar permbytjen e qindra hektare toka bujqesore ne Komunen Vertop te rrethit te Beratit. Fermeret e kesaj komune kane dhene alarmin se te mbjellat e tyre jane demtuar plotesisht nderkohe qe vete kryetari i komunes apelon per ndihme per zgjidhjen e problemit te mbrojtjes nga vershimi i lumit. Reshjet e shiut te rena me mjaft intensitet gjate diteve te fundit kane bere qe lumi Osum te vershoje mbi tokat bujqesore te fshatrave Vodice Fushe-Peshtan dhe Mbrakull. Situata eshte bere alarmante gjate dy diteve te fundit per shkak edhe te mungeses se argjinaturave mbrojtese. Specialistet e komunes kane inspektuar situaten ne vend pas alarmit te dhene nga ana e fermereve te ketyre fshatrave per permbytjen e tokave te tyre qe ndodhen shume prane brigjeve te lumit Osum. Keshtu nga verifikimet e kryera ka rezultuar se rreth 23 hektare toke ne tre fshatra jane krejtesisht nen uje. Lumi ka permbytur tokat e mbjella me prodhime te stines duke u shkaktuar deme te medha. Pasi jane bere verifikimet e nevojshme nga ana e specialisteve te komunes kreu i saj Flamur Balliu i eshte drejtuar me ane te nje kerkese zyrtare institucionit te prefektit te Qarkut ne Beratit dhe Ministrise se Bujqesise ku apelon per ndihme. Kryetari i Komunes Vertop shprehet se nga situata e krijuar gjate diteve te fundit i jam drejtuar me nje kerkese per ndihme Ministrise se Bujqesise dhe institucionit te prefektit. Mungesa e fondeve nga ana e komunes sone ka bere qe mos te nderhyhet dot nga ana jone dhe pse projektet nuk mungojne per ndertimin e pritave mbrojtese ne brigjet e lumit Osum. Nuk eshte hera e pare qe tokat bujqesore te fermereve te fshatrave te komunes sone te pushtohen nga uji. Por ne si komune nuk i kemi mundesite financiare per te nderhyre per kete problem. Ne keto kushte i jam drejtuar zyrtarisht Ministrise se Bujqesise dhe prefektures ne Berat per akordimin e fondeve per projektet tona per mbrojtjen nga lumi Osum thote Balliu. Edhe nje vit me pare ka ndodhur e njejta situate nga rreshqitjet e dherave te cilat kane bere te pakalueshme rrugen per ne fshatin Kapinove te kesaj komune. Rruga vijon te mbetet e bllokuar qe prej nje viti dhe banoret e saj lidhen me pjesen tjeter te vendit vetem me kafshe.