E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane ekzekutohet nje 35-vjecar

Ekzekutohet nje 35-vjecar ne kryeqytet. Dritan Skenderaj eshte qelluar me arme zjarri rreth ores 2000 te se shtunes duke mbetur i vdekur ne vend. Skenderaj ka mbetur i vdekur pasi eshte qelluar me arme zjarri poshte pallatit ku jetonte. Vrasja ka ndodhur ne rrugen 5 maji prane zones se njohur si Medreseja ne kryeqytet. Dyshohet se autoret e krimit te cilet ende nuk jane identifikuar i kane zene prite viktimes teksa ky i fundit kthehej ne banese. Sipas informacioneve qe vijne nga policia e kryeqytetit viktima eshte qelluar me dy plumba nga mbrapa prane makines se tij. Me te marre sinjalizimin per ngjarjen policia ka mberriti menjehere ne vendngjarje dhe nisi hetimet per zbardhjen e rrethanave te krimit dhe identifikimin e autoreve. Policia e kryeqytetit po heton ne disa pista ku njera nga keto eshte edhe fakti qe kunati i viktimes kishte ne pronesi nje furre buke dhe vrasja mund te kete ardhur nga ky fakt. Nderkohe qe nje tjeter piste hetimi eshte ajo e konfliktit qe viktima mund te kete pasur gjate kohes qe ishte ne ne emigracion. Sipas te dhenave nga grupi i hetimit autoret jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Mesohet se 35-vjecari Skenderaj nga Mallakastra ishte kthyer prej 3 vitesh nga Italia ku jetonte si emigrant. Kjo eshte vrasja e 98-te per kete vit ne Shqiperi qe nga janari i 2010-es.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›