Vizat SHBA Tregues i forte i progresit te Shqiperise

Festa e Pavaresise Clinton uron shqiptaret Miqesia SHBA-Shqiperia u konsolidua kur Presidenti Wilson mbeshteti pavaresine tuaj
Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton i uron popullit shqiptar Diten e Pavaresise 28 Nentor 1912. Ne pershendetjen e saj te publikuar ne faqen zyrtare te Departamentit amerikan te Shtetit thekson se historia e miqesise dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe SHBA-se u konsoliduan ne Konferencen e Parisit te vitit 1919 kur Presidenti Udro Wilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise. Qe atehere siguron ClintonShqiperia ka dhene nje ndihmese te cmuar per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor.Ajo thekson se mbeshtetja e SHBA-se per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme. Ne mesazhin e urimit i mbajtur edhe ne emer te Presidentit Obama dhe te popullit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes zonja Clinton nenvizon Historia e miqesise dhe interesat e perbashketa mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u konsoliduan ne Konferencen e Parisit te vitit 1919 kur Presidenti Udro Wilson mbeshteti fuqimisht pavaresine e Shqiperise.
Zonja Clinton vlereson rolin e Shqiperise per paqen dhe sigurine e Ballkanit Perendimor si dhe angazhimin ne misionin nderkombetar ne Afganistan vitet e fundit.
Qe atehere Shqiperia ka dhene nje ndihmese te cmuar per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Si partnere e NATO-s dhe si keshilltare e vendeve te tjera te Ballkanit qe aspirojne te behen anetare te NATO-s Shqiperia luan nje rol te rendesishem dhe aktiv per avancimin e integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara respektojne gjithashtu angazhimin e Shqiperise ne misionin nderkombetar ne Afganistan dhe dedikimin e saj per mbrojtjen e paqes ne bote - thuhet ne mesazhin e zonjes Clinton te botuar dje ne faqen online te Departamentit amerikan te Shtetit.
Zonja Hilary Clinton vlereson se heqja e vizave per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi juaj drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euroatlantik dhe thekson se mbeshtetja e SHBA-se per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.
Duke shprehur optimizmin vazhdueshmerine e partneritetit me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale zonja Clinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit shqiptar me urimin
I uroj te gjithe popullit shqiptar festime te mbara dhe te gezueshme te Dites se Pavaresise. Dita e Pavaresise u urua dhe nga Presidenti amerikan Barack Obama nepermjet nje mesazhi qe i kishte derguar Presidentit shqiptar Bamir Topi.