E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Fier, rrezikohet mosdemshperblimi

Fier - Banoret e prekur nga permbytjet e fundit ne rrethin Fier rrezikojne te mos perfitojne asnje demshperblim. Shkak per kete eshte bere mungesa e regjistrimit te ketyre demeve nga ana e njesive vendore te rrethit Fier.


Edhe pse nga dalja e lumit Vjose gjate diteve te para te muajit dhjetor u preken rreth 40 banesa dhe qindra hektare toke bujqesore me prodhim, deri tani asnje prej tyre nuk eshte regjistruar dhe dokumentuar nga keto njesi vendore. Nje fakt te tille e kane bere te ditur burime zyrtare nga Prefektura e Fierit.


Ne baze te ligjit, shprehet shefi i emergjences prane prefektures Fier, Viron Balla, duhet qe çdo njesi vendore ne rast te katastrofave natyrore te ngreje grupe pune per evidentimin ne terren te demeve te shkaktuara nga keto katastrofa ku futen dhe permbytjejet.


Permbytjet e fundit, sipas burimeve zyrtare nga keto institucione, ende nuk jane monitoruar, dokumentuar dhe arshivuar nga njesite vendore te prekura prej tyre. Sipas te njejtave burime zyrtare nga institucioni i prefektit, asnje njesi vendore nuk ka arshivuar dhe dokumentuar deme nga keto permbytje, edhe pse interesimi i ketij institucioni ka qene i vazhdueshem.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›