Zbulohen grabitesit me arme te argjendarise

ELBASAN - Arrestohen grabitesit me arme te argjendarise, bllokohen bizhuteri dhe para. Operacioni i policise per arrestimin e shtetasve Agron Balukja, 38 vjeç, dhe Gentian Braçja, 36 vjeç, qe te dy me banim ne lagjen "Çlirimi" te qytetit te Elbasanit eshte quajtur "Golden Gold".
Dy te arrestuarit akuzohen se me 13 tetor 2010, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, te armatosur me arme zjarri dhe te maskuar kane gabitur nje argjendari pergjate bulevardit kryesor ne lagjen "Kongresi i Elbasanit". Grabitja e bujshme beri qe menjehere te organizohen nje sere kontrollesh e shoqerimesh nga ana e agjenteve te policise per te mberritur deri tek te dyshuarit si autore te grabitjes se 1,5 kg florinj me nje vlere prej 7 milione lekesh.
Policia ka zhvilluar menjehere kontrolle ne shtepite e dy shtetasve te arrestuar duke bllokuar ne cilesine e proves materiale ne shtepine e shtetasit Balukja nje sasi te konsiderueshme bizhuterish te vjedhura, si: varese floriri, unaza, byzylyke, vathe, 280 000 leke te reja dhe 750 euro. Keto shuma mendohet se jane perfituar nga shitja e bizhuterive te vjedhura.
Nderkohe, jane sekuestruar disa aparate celulare, maska ne forme çorapesh qe mendohet se jane perdorur naten e grabitjes. Po keshtu ne shtepite e tyre jane gjetur edhe materiale te tjera te vjedhura, te cilat ata i shisnin per te perfituar te ardhurat. Ne bashkepunim me Prokurorine Elbasan po hetohet per raste te tjera vjedhjesh nga dy te arrestuarit. Ata do te duhet te pergjigjen per akuzen e vjedhjes me arme te kryer ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje.