Ndihmat dhe situata

Ne Shkoder tashme jane kthyer 450 familje, me rreth 2000 banore. Jane shperndare 100 pako ne Berdice te mesme dhe koncentrat ne fshatin Trush. Ne Komunen Dajç niveli i ujit ka pesuar renie prej rreth 10 cm. Siperfaqja e permbytur nga uji eshte rreth 80%, ndersa akset qe lidhin komunen e Dajçit me fshatin Mushan dhe fshatin Suka - Dajç jane te kalueshme me mjete te larta.
Akset rrugore qe lidhin kete komune me komunat e tjera jane te pakalueshme me mjete tokesore. Jane shperndare 3 helikoptere me ndihma te ndryshme. Ne komunen Guri i Zi jane kthyer ne banesat e tyre e gjithe popullsia e evakuuar. Vazhdon shperndarja e ndihmave. Komuna Velipoje ka pasur vetem 5 cm renie te nivelit te ujit. Rruget qe lidhin Velipojen me Shkodren jane te bllokuara. Transporti behet me mjete lundruese dhe nga ajri.