Avari ne nenstacion, Berati kater ore pa energji elektrike

BERAT- Nje avari e krijuar ne nenstacionin e Elbasanit ka lene dje ne terr per kater ore qytetin e Beratit. Temperaturave te ulta te dites se djeshme ne qytetin e Beratit i eshte shtuar dhe mungesa e energjise elektrike.
Ne te gjithe qytetin energjia ka munguar qe prej ores 13:00 deri ne oren 17:00 duke krijuar keshtu nje kolaps te vertete. Energjia eshte nderprere papritur duke zhytur ne terr te gjitha lagjet e qytetit, nderprerje e cila ka vazhduar deri ne oret e para te pasdites.
Te gjitha institucionet, ndermarrjet dhe bizneset kane nderprere punen si rezultat i kesaj nderprerjeje, e cila eshte shoqeruar dhe disa takime dhe stakime ne rrjet, çka ka shkaktuar dhe zemerimin e qytetareve. Ne lidhje me kete nderprerje te paparashikuar burime prane Zones se Shperndarjes se Energjise Elektrike ne kete qytet bene me dije se gjithçka ka ardhur si pasoje e nje avarie te shkaktuar ne nenstacionin e Elbasanit, nga ku dhe furnizohet me energji elektrike ky qytet.
Nuk eshte hera e pare gjate muajit te fundit qe si pasoje e avarive te krijuara ne nenstacionin e Elbasanit, energjia te mungoje per ore te tera ne qytetin e Beratit. Nderprerje mesohet se ka pasur njekohesisht edhe ne fshatra te ketij rrethi.
Temperaturat e uleta, rritet çmimi i gazit dhe druve te zjarrit
BERAT- Qyteti i Beratit ka regjistruar dje temperaturen me te ulet ne keto dite dhjetori, çka ka bere qe reshjet e bores se pare te shfaqen deri ne qytet, nderkohe qe malet Tomorr dhe Shpirag jane zbardhur prej ditesh nga bora.
Ulja e menjehershme e temperaturave ka bere qe te rriten ndjeshem kerkesat per gaz te lengshem dhe dru per ngrohje. Vetem gjate dy diteve te fundit, çmimi i gazit ka shkuar ne 1600 leke dhjete litra gaz nga 1400 leke qe kushtonte nje muaj me pare.
Qytetaret e Beratit jane gjetur te papergatitur per kete rritje çmimi. Ne te gjitha pikat e gazit te lengshem, nje bombole gazi prej dhjete litrash gaz te lengshem ka kushtuar 1600 leke, duke regjistruar keshtu çmimin me te larte te koheve te fundit.
Tregtaret shprehen se kjo rritje ne çmim ka ardhur si rezultat i rritjes se çmimit ne pikat e shitjes me shumice. Rritje te çmimeve kane pesuar ditet e fundit dhe drute qe kane nisur te perdoren me shume si alternative ngrohjeje ne kete qytet.
Nje meter kub dru dje eshte shitur me 25 mije leke nga vetem 22 mije leke qe tregtohej nje muaj me pare. Çdo dite e me teper qytetaret perballen me spekulimet ne çmimet e gazit te lengshem dhe druve te zjarrit duke u bere keshtu te paperballueshme per te ardhurat e tyre.