E Diel, 1 Nëntor 2026

Personeli shendetesor, para per Shkodren

ELBASAN - Personeli shendetesor ne Elbasan i eshte bashkuar nismes se mbledhjes se parave per Shkodren duke ndjekur shembullin e arsimtareve. Ndryshe nga keto te fundit, parate e dhuruara nga bluzat e bardha kane qene me shifra te ndryshme duke filluar nga 500 leke deri ne 2000-3000 leke tek mjeket.


Mesohet se parate nuk jane mbledhur me nje liste te dukshme por drejtuesit e pavioneve i kane referuar personelit se duhet te kontriboje gjithsecili sipas mundesive. Keto para jane mbajtur edhe nepermjet nje liste per ata qe kane dhuruar dhe vlerat perkatese.


Te pyetur punonjesit e personelit mjekesor thone se nuk eshte se jane detyruar e kercenuar ne menyre te drejtperdrejte por nen ze te gjithe e kane kuptuar se duhet te kontribuonin me parate e tyre, ne te kundert, mund te kishin edhe penalizime. E njejta gje eshte vazhduar edhe me personelin e qendrave shendetesore.


Bizneset e myslimaneve, 10 tone ushqime per Shkodren


ELBASAN - 10 tone ushqime jane nisur drejt Shkodres si kontribut i komitetit te Biznesit te Elbasanit nen siglen e Qendres se Biznesit Mysliman Shqiptar. Kreu i Bashkise, Qazim Sejdini, tha se biznesi elbasanas eshte bashkuar me nismat per te kontribuar sado pak per familjet e permbytura.


Ata kane me shume nevoje ne kete kohe per ushqime dhe per gjithçka, tha sekretari i Myftinise se Elbasanit, Arben Ramkaj, gjate nisjes se kesaj sasie te konsiderueshme ushqimesh. Kane qene biznesmenet qe kane vendosur per te qene me prane vellezerve te tyre ne keto dite te veshtira duke mbledhur plot 10 tone ushqime.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›