E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Kukes reagon KESH

Në lidhje me situatën e shkaktuar në Kukës, për sa i përket përmbytjeve, ka reaguar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Sipas burimeve zyrtare nga kjo koorporatë, situata në liqen është optimale, por jo në ekstreme që të shkaktojë përmbytje në fshatrat e rrethit të Kukësit. Sipas KESH, situata e përmbytjeve nuk lidhet me situatën në liqenin e Fierzës. Mësohet se niveli në liqenin e Fierzës  është aktualisht  295.2 metra dhe prurjet rreth 2 metër kub për sekondë, që në fakt janë kuota shumë pozitive për prodhimin e energjisë, por jo ekstreme, sa të rrezikojnë përmbytje. Në rastin më të keq, KESH do të shikonte të arsyeshme hapjen e portave, por nuk vlerësohet se situata është e rrezikshme. Niveli maksimal i liqenit të Fierzës do të ishte niveli 296 metër, kuotë e cila nuk është arritur ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›