E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, rritet niveli i ujit në fshatin Stërbeq

Nënprefekti i Malësisë së Mashe, Sytki Ndreca, tha  se "rritja e nivelit të ujit në këtë fshat dhe disa zona buzë liqenit të Shkodrës, ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së nivelit të ujit në këtë liqen". Sipas tij, përballë kësaj situate, kanë reaguar menjëherë strukturat shtetërore, të cilat kanë bërë të mundur marrjen e masave të menjëhershme për evakuimin e banorëve të rrezikuar.“Forca të policisë, të drejtuara nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj kanë bërë të mundur evakuimin e disa banorëve që kanë qënë më të kërcënuar nga vërshimi i ujit”, u shpreh Ndreca, duke falënderuar njëherazi dhe biznesin e Malësisë së Madhe, i cili ka vënë në dispozicion të përmirësimit të gjendjes të gjitha mjetet  që disponojnë.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›