E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen 2 italianë, vepronin si piratë bankash

TIRANE-Policia e Tiranë e drejtuar nga drejtoria e Antikrimit Ekonomik ka arrestuar sot dy shtetas italianë pasi dyshon se me anë të klonimit të kartave të kreditit, arrinin të vidhnin sasi parash nga bankomatet e bankave të ndryshme në Shqipëri. Policia e Tiranës bëri të ditur se dy piratët e bankave u arrestuan në një qëndër tregtare në Tiranë. Kështu në pranga kanë rënë shtetasit, Luca Calvi dhe Gabriele Pasqualino. Ata grabisnin bankomate të bankave të ndryshme me anë të kartave të kreditit të klonuara. Në cilësinë e provave materiale, Policia ka sekuestruar aparaturat e vjedhjes së informacioneve si dhe 400 karta kredit të klonuafra. Policia po vijon hetimet e mëtejshme për të zbuluar se me kë bashkëpunonin shtetasti italianë, ku prodhoheshin kartat e klonuara dhe sa kohë ka zgjatur kjo veprimtari kriminale që ka mbushur me para xhepat e dy italianëve me lehtësi të madhe. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›