E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ekstradimi në SHBA i trafikantit rus

Bangkok, 25 gusht - është shtyrë ekstradimi në SHBA i të kërkuarit rus Viktor Bout, tha kryeministri i Tajlandës. Bout, i cili merret me tregti armësh, akuzohet nga SHBA për terrorizëm. Vonesat kanë të bëjnë me "procesin ligjor" që është në vazhdim e sipër tha kryeministri, Abhisit Vejajiva.
 
Mediet e lidhin vonesën me akuzat shtesë të ngritura nga SHBA-të ndaj Butit për pastrim parash dhe mashtrim, transmeton REL.

Bout, qytetar rus, njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të armëve në botë. Ai pretendon se është i pafajshëm, derisa qeveria ruse ka kundërshtuar dërgimin e tij në SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›