Leonardo harron derbin: Mendja jonë te Siena
ITALI- Mes Interit dhe Milanit, polemikat nuk kanë të sosur. Së fundmi ato kanë ardhur për shkak të vendimit të Ligës Italiane, që ndeshja e kuqezinjve ndaj Fiorentinës të shtyhet për një muaj në mënyrë që skuadra e Leonardos të ketë mundësi të përgatitet më mirë për derbin. “Nuk mund ta mohoj se është një gjë pozitive, - pranon Leonardo. – Të mos kesh impenjim në mesjavë para derbit është e rëndësishme”. Por, ai nuk dëshiron t’i hyjë thellë kësaj çështjeje. “Me gjithë gjërat që më duhet të mendoj, tani duhet të merrem edhe me rregulloren, - deklaroi trajneri i Milanit. – Derbi? Nuk mendojmë për të. Jemi duke menduar vetëm për ndeshjen me Sienën dhe për t’i marrë gjërat me radhë”, shtoi ai. I pyetur përse asnjë nga lojtarët e Milanit nuk flet për titullin kampion, Leonardo u kujton të gjithëve se askush nuk duhet të harrojë se si e nisi Milani këtë sezon dhe sa probleme pati. “Për fat, kjo skuadër tani është e lumtur”, thotë ai.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)