Situata në HEC-e, Topi takon Priftin

Ministri i ekonomisë dhe energjitikës Dritan Prifti përreth 30 minuta ka informuar Presidentin e Republikës Bamir Topi për situatën në kaskadën e lumit Drin.
Gjatë një takimi të zhvilluar në selinë e presidencës, ministri Prifti ka sqaruar kreun e shtetit për monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit në hidrocentrale, për nivelin e prurjeve dhe shkarkimeve të cilat po kontrollohen nga specialistët dhe ekspertët hidrikë.
Ndërkaq ministri i energjitikës e ka garantuar Presidentin Topi se situata është drejt përmirësimit.
Nga ana e tij Presidenti Topi ka theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë.
Një ditë më parë lidhur me situatën ne kaskadën e Drinit , Presidenti Topi ka takuar edhe kreun e Komitetit të Digave të Mëdha Farudin Hoxhën.