Studimi CEZ 23 milione euro deme industrise

Operatori privat i shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ Shpërndarje, vetëm për një periudhë 10-mujore i ka shkaktuar industrisë shqiptare një dëm ekonomi, minimalisht prej 25 milionë eurosh. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Konfindustria shqiptare vetëm mbi tetë sektorë industrial në vend nga mbi 25 të tillë.
"Me një shifër paraprake të llogaritjes, me shumë rezervë në kuptimin, duke e ditur që dëmet janë mjaft të mëdhaja, pa llogaritur fitimin e munguar, shtrirjen në të gjithë degët e tjera të industrisë, pa llogaritur në të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe biznesit sic është biznesi i vogël, i mesëm në fushën e bujqësisë. Pa llogaritur dhe dëmet që i shkaktohen qytetarët shqiptare ne na doli që vetëm 10-mujorin e parë, me këtë rreth kaq të ngushtë studimor që ne morrëm për bazë, dëmet të ishin 23 mln euro", thotë Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustria.
Ndërkohë, zoti Buxhuku shpjegon edhe skemën që ndjek CEZ për të përfituar në dëm të industrisë. "Nëse është vendosur standard furnizimi me 6.3 kilovolt i tensionit, njof raste që kanë ardhur shqetësime të tilla që tensioni ka qenë dhe 4.3, cka do të thotë që ke mbi 30-40 për qind dëm si pasojë e një energjie që ti nuk e ke marr. Pra, paguan 30-40 për qind më tepër, të llogaritet kështu dhe ti nuk merr energji, përvec efektit që ka në dëmtime në makineri, pajisje", tha ai.
Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrisë, ky studim nuk prek dëmin që CEZ shpërndarja i ka shkaktuar dhe vazhdon ti shkaktojë konsumatorit familjar. Ky dëm i shkaktuar kap gjithashtu një shifër mjaft të konsiderueshme. Sipas zotiti Buxhuku, ky operator privat që ndër të tjera është edhe monopol në këtë treg, mbrohet dhe nga kuadri ligjor aktual.
"Bizneset shqiptare, industritë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë, duke qenë se kanë një kontratë tërësisht në dëm të tyre nuk mund të shkojnë dot në gjykatë. Sepse të shkosh në gjykatë me një kontratë të tillë të njëanshme do të thotë të jesh përballë një gjyqi të humbur. Pra, hapi i parë është rregullimi i kontratës", tha ai.
Alsat