Tiranë, arrestohet për trafik armësh shtetasi malazez

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Krimet e Rënda ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi malazez për trafik armësh. Sipas burimeve nga policia e shtetit në sajë të operacionit të koduar "mysafiri" është bërë e mundur arrestimi i shtetasit Nazim Nasuf Likoviq nga Mali i Zi.
Arrestimi i tij u bë në qytetin e Shkodrës ku shtetasi malazez u kap në flagrancë me 10 postoleta tip "ekol special" dhe me 2100 euro false me prerje 50 euroshe. Policia e shtetit njofton se për shtetasin malazez kanë nisur hetimet dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë të krimeve të rënda.