E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përmbytjet në Spanjë, Hasani: Solidaritet me popullin dhe qeverinë e Spanjës

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar sot për situatën e përmbytjeve në Spanjë. Ai shprehu gjithë mbështetjen dhe solidaritetin me popullin dhe qeverinë atje, në këtë kohë të vështirë që po kalon Spanja.

“Jemi të tronditur nga raportimet për përmbytjet katastrofike në Spanjën Juglindore. Zemrat tona janë me ata që kanë humbur të dashurit në këtë tragjedi. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin dhe qeverinë e Spanjës gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan ministri në rrjetin social X (ish-Twitter).

Shira të dendur dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën jugore dhe lindore që nga fillimi i javës, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe në rajonin jugor të Andaluzisë.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›