E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vakanca në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë publikoi sot emrat e dhjetë kandidatëve të cilët kanë shprehur vullnetin për të plotësuar vendin vakant të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, 1 muaj pas dorëheqjes së Elsa Toskës.

Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në nëntor të vitit 2019. Toska u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër. Ajo dha dorëheqjen më 19 shtator të këtij viti, për arsye personale. Gjykata Kushtetuese njoftoi Kuvendin për vakancën. Kuvendi më tej çeli thirrjen për plotësimin e vakancës.

Me dorëheqjen e gjyqtares Elsa Toksa, Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë, nga 9 që ishte më parë.

Lista e kandidatëve që kanë shprehur interes për të kandiduar për këtë pozicion është si më poshtë vijon:

1. Alfred Balla
2. Eris Hysi
3. Gentian Zyberi
4. Irena Nino
5. Klodian Rado
6. Naureda Llagami
7. Nertila Sadedini
8. Nurihan Meta (Seiti)
9. Roland Ilia
10. Sinan Tafaj

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›