Përmbytjet në Spanjë, Rama: Solidarizim, të gatshëm të ndihmojmë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot për situatën e përmbytjeve në Spanjë.
Kryeministri shprehu solidaritet me popullin e Valencias, Andaluzisë, Murcias dhe qeverinë e Spanjës.
“I tronditur thellë nga përmbytjet e rënda që prekën zonat e Valencias, Andaluzisë dhe Murcias në Spanjë, fatkeqësia më e keqe natyrore, që shkaktoi vdekjen e të paktën 51 personave. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave. I dërgojmë forcë dhe solidaritet popullit dhe qeverisë së Spanjës! Ne dëshirojmë që të gjitha komunitetet e prekura të rimëkëmben shpejt dhe jemi të gatshëm për të ndihmuar”, thuhet në një mesazh të kryeministrit Rama publikuar në rrjetet sociale.
Shira të dendur dhe erëra të forta kanë goditur Spanjën jugore dhe lindore që nga fillimi i javës, duke shkaktuar përmbytje vdekjeprurëse në Valencia dhe në rajonin jugor të Andaluzisë.
/r.e/a.f/