Përmbytjet, ngrihet grupi i punës për evidentimin e dëmeve
Qeveria miratoi sot ngritjen e grupeve të punës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut e përmbytjet në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Grupi i punës, në përbërje të të cilit do të jenë specialistë të fushave përkatëse, do të bëjë evidentim dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, për njësitë e qeverisjes vendore të prekura nga përmbytjet, në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.
Sipas vendimit të qeverisë evidentimi i dëmeve do të përfshijë tre kategori atë të evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve në “objekte banimi”, evidentimi dhe vlerësimi i dëmeve në ekonomi bujqësore, në blegtori, në objekte të prodhimi dhe të përpunimit agro-bujqësor, në makineri dhe pajisje, në rezervatet e rritjes së peshkut, në bimë dekorative, si dhe në objekte ndihmëse si dhe evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në objekte sociale.