E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, përmirësohet ndjeshëm situata në veri të vendit

Shtabet e Emergjencave Civile dhe strukturat e varësisë, në gatishmëri të plotë për kthimin e normalitetit në zonën e Shkodrës dhe Lezhës    Emergjencat civile deklaruan sot se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës në veri të vendit, pas përmbytjeve sipasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe hapjes së portave të shkarkimit të kaskadës së Drinit. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, u shpreh sot se niveli i ujit ka rënë me 20 centimetra, ndërsa theksoi se vazhdon shpërndarja e ndihmave ushqimore falë angazhimit të ushtrisë dhe monitorimi me vëmendje nga shtabet e emergjencës të situatës së krijuar nëpërmjet koordinimit të punës me strukturat përkatëse, për zgjidhjen sa më efiçente të problemeve të krijuara në dy qarqet më të prekura në veri të vendit.  Duke bërë një përmbledhje të plotë të situatës më të fundit sipasojë e përmbytjeve në qarqet Lezhë dhe Shkodër, Drejtori i Emergjencave Civile, Olli, deklaroi se janë marrë të gjitha masat edhe për evakuimin e mëtejshëm të banorëve në rast nevoje, pas dhjetëra familjeve të larguara tashmë prej dy ditësh.    Deklarata e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile, Alfred Olli:Bazuar në informacionet e ardhura nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Lezhë për situatën e krijuar nga reshjet dhe shkarkimet nga Kaskada e Drinit, sot rezulton se ka një përmirësim të ndjeshëm duke pasur parasysh se edhe niveli i ujit ka rënë me afro 20 cm.  Qarku ShkodërBashkia Shkodër: Nga vlerësimi paraprak është përmbytur rreth 600 ha tokë në rajonin nr.1. Në lagjen Ajasem, Bahçallëk dhe Tophane, janë evakuar nga zona e përmbytjes 37 familje, nga të cilat 11 familje janë strehuar në ambjentet e Turizmit në Shkodër. Dje pasdite 130 persona të komunitetit rom janë akomoduar ne repartin ushtarak Melgushë, ku u është dhënë asistencë me ndihma në ushqime dhe ndihmë mjekësore. Sot për këto familje janë duke u dërguar nga Rezerva e Shtetit edhe 100 pako familjare me ushqime.   Komuna Ana e Malit: Sipas vlerësimit paraprak është përmbytur rreth 850 ha tokë. Janë me prezencë uji 130 shtëpi në fshatin Obot, nga të cilat 13 janë evakuuar më parë dhe 15 familje janë evakuuar sot. Sot janë dërguar rreth 150 pako familjare me ushqime dhe nga komuna po merren të gjitha masat për t’i shpërndarë në çdo shtëpi. Komuna Dajç: Në këtë komunë janë përmbytur rreth 1000 ha tokë bujqësore. Në prezencë uji ndodhen 70 banesa dhe janë evakuar 53 familje. Në fshatin Semrisht ka demtime të argjinaturës.  Në këtë komunë janë të dislokuara dy zjarrfikse për mbrojtjen nga përmbytja të dy kabinave elektrike. Në terren në Qarkun e Shkodrës,  janë dislokuar forcat operacionale me përbërje: 15 mjete të Policisë së Shtetit për të ndihmuar evakuimin e banorëve, forca të FNSH Shkodër e Tiranë, si dhe reparti Delta Force me dy gomone. Në qarkun e Shkodrës po veprojnë në terren nga Ministria e Mbrojtjes 112 trupa, 13 mjete transporti vetshkarkuese dhe 6 motobarka gomone. Sot janë nisur për në Komunën e Ana e Malit 12 forca montimi me dy mjete transporti të ngarkuara me dy ura tip bejli që do të montohen në këtë komunë. Qarku Lezhë: Situata në këtë qark po shkon drejt normalizimit. Vazhdon puna për ndërtimin e argjinaturës në lagjen Stome, fshati Ishull Shëngjin. Po punojnë forca dhe mjete të ushtrisë, të Policisë së Shtetit, emergjencave civile, të bordeve të kullimit dhe të pushtetit vendor. Në terren po punojnë 11 makina vetëshkarkuese, tre ekskavatorë dhe tre fadroma.Në zonën e Tales nuk ka asnjë problem, uji është larguar dhe nga tokat bujqësore.Dëshirojmë t’i bëjmë me dije opinionit publik se të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përballimin e kësaj situate emergjente janë në terren dhe në gatishmëri të plotë.Komisioni Ndërministror i Emergjencave Civile dhe shtabet e emergjencës në qarqet Shkodër e Lezhë po monitorojnë hap pas hapi situatën dhe po koordinojnë veprimet me strukturat e varësisë për zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›