Bogdani: Ja pse nuk firmosa me Katanian
Jetmir HalilajErjon Bogdani ishte fare pranë transferimit te skuadra e Katanias, por në momentet e fundit drejtuesit e klubit veronez kanë vendosur të mos e shesin lojtarin. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” dje në mbrëmje, sulmuesi përfaqësueses shqiptare ka shpjeguar arsyet se përse ka dështuar transferimi i tij te klubi sicilian. Përfundimisht do të shkoni te Katania apo jo?Jo, nuk u arrit marrëveshja. Drejtuesit e Kievos ndërruan mendje në momentet e fundit. Cila ishte arsyeja?Shikoni, Kievo dhe Katania janë dy skuadra që luftojnë për mbijetesë në Serinë A dhe drejtuesit druheshin se mos forconin një nga ekipet rivale për mbijetesë. Kjo ishte arsyeja kryesore. Nuk bëhet fjalë për motive financiare?Pati diskutime edhe rreth kësaj, por problemi më i madh ky ishte. Për më tepër që edhe trajneri këmbënguli që unë të mos largohesha.Jeni i mërzitur që nuk u realizua ky transferim?Për të qenë i sinqertë doja të shkoja në këtë skuadër. Së pari, sepse oferta ishte vërtetë shuam e mirë dhe dihet se në këtë periudhë janë të pakta ekipet që të ofrojnë kontratë dy vjeçare me parametra të mirë financiarë. Për më tepër, do të kisha mundësi që të luaja më tepër se sa te Kievo. Por nuk është se jam shumë i mërzitur, sepse edhe këtu mirë jam. Shumë shpejt do të arrij të rinis të luaj si titullar dhe besoj se do të kem sërish oferta të mira. Juve çfarë ju ofruan?Një kontratë dy vjeçare, që për mua ishte shumë e leverdishme. Po pjesa financiare?E mirë, vetëm kaq mund të them. çfarë diskutuar në takimin e sotëm që patët me drejtorin sportiv të Kievos, Xhovani Sartorin?Folëm për çështjen e transferimit dhe ai në fakt nuk ishte kundër, por pasi u konsultua edhe me trajnerin, atëherë vendosi që kjo të mos bëhej. Megjithatë, në fund bëmë edhe një pak mes nesh. çfarë pakti?Ramë dakord bashkë që prej muajit shkurt unë të mund të firmos për çdo skuadër. Pra do të qëndroj me Kievon deri në muajin qershor, por duke filluar nga muaji shkurt dhe në vazhdim jam i lirë të hyj në bisedime me çdo ekip tjetër, madje edhe të firmos një parakontratë. Mendoj se kjo ishte një zgjidhje e mirë edhe për mua, pasi kështu do të kem më tepër mundësi zgjedhjeje. Kjo do të thotë se nuk ka asnjë shans që ju të rinovoni me Kievon?Jo, tamam. Nuk i dihet në të ardhmen, unë nuk e përjashtoj si mundësi rinovimin, por ka shumë shanse që të largohem.