E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1 në vend, shënohet viktima e dhjetë

TIRANE- Një grua 55 vjeçare e prekur nga virusi A /H1N1, ka humbur jetën sot, duke e çuar në dhjetë numrin e përgjithshëm të viktimave nga gripi i ri pandemik. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë. 55 vjeçarja nga Fieri, e shtruar prej të paktën 8 ditësh në reanimacionit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, ishte obeze dhe vuante nga hipertensioni arterial. Ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ishte prekur më parë nga virusi A/H1N1, por është mjekur tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Viktima e parë nga virusi A/H1N1 u shënua në datën 3 dhjetor, në një pacient 57 vjeçar nga Sukthi. Pacienti, i hospitalizuar në Spitalin Universitar të Sëmundjeve Pulmonare "Shefqet Ndroqi", vuante prej shumë kohësh nga tumori i prostatës si dhe kishte kaluar dhe infarkt miokardi të një forme të agravuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i rasteve të konfirmuara të prekura nga virusi A /H1N1 në Shqipëri ka kaluar numrin 400. Mosha mesatare e rasteve të prekura në total është 23 vjeç. Shumica dërrmuese e rasteve janë konfirmuar në Tiranë, por vihet se një shpërndarje më e madhe gjeografike sa i takon rretheve të prekura. Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin drejtuar qytetarëve, që t’i nënshtrohen sa më shpejt vaksinimit kundër virusit pandemik. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›