E Shtunë, 31 Tetor 2026

Profili i ri i Sarah Palin

 
Në qarqet politike dhe mediatike të Uashingtonit, ka kohë që shkruhet dhe analizohet se Sarah Palin ishte gabimi më i rëndë që ish-kandidati për president John McCain bëri në zgjedhjen për zv/president, një gabim që e fundosi kandidaturën e tij përballë Barack Obamës. Me 4 nëntor të 2008 në mesin e krizës financiare, sondazhet konfirmuan kandidatin e Partisë Demokratike që ishte shprehur më qartë për përmirësimin e ekonomisë botërore, deri në atë moment Jonh McCain kishte e kalëruar më së miri politikën e jashtme të George W. Bush, kurse tashmë amerikanëve u interesonte më shumë ekonomia e tyre e brendshme.
Përpara krizës së financiare të Wall-street, McCain kishte kaluar në avantazh në sondazhet kombëtare falë entuziazmit që i solli edhe guvernatorja e Alaskës, Palin. Për shumë kohë kandidatura e saj do të qëndronte në këmbë ekskluzivisht falë aftësisë të saj për të mobilizuar të gjithë bazën republikane konservatore, që ngaherë ishte tejet skeptike ndaj vetë kandidatit John McCain. Në planin elektoral, atypëraty, u pa se mitingjet e McCain dhe Palin u njësuan si ato të kandidatit demokrat për president, Barack Obama, pra më shumë koncerte rock sesa evenimente politike. Edhe sot e kësaj dite Sarah Palin mbledh shumë veta mbas saj dhe duket se baza konservatore çmenden akoma për qëndrimet e saj në materien  e familjes dhe kryesisht për çështjet etike. Debati me Joe Biden do mbahet mend se ishte dueli politik më i parë ndonjëherë në emisionin televiziv “Saturday Night Live”, që bëri edhe dëgjime rekord. Të nesërmen gazeta e njohur New York Times shkroi se Palin “doli elektrizuar në oratorinë politike midis 4 kandidatëve të dy partive politike”. Pra më elektrizuar se Barack Obama, dhe tha se “Palin prodhonte një fuqi të jashtëzakonshme në mitingjet e saj, kurse vetë njerëzit nuk mbarojnë se duartrokituri dhe bërtitur elozhe drejt saj”.
Asnjë kandidat i republikanëve nuk mund të kishte arritur të bënte diçka të tillë. Nëse John McCain do të kishte kthyer rezultatin në favor të tij duke u bërë president, Sarah Palin natyrisht do të kishte pasur një të ardhme të siguruar në politikën amerikane, por edhe pas humbjes në zgjedhje Palin arriti të merrte një profil të qartë në politikën kombëtare, që e favorizon në kandidaturën në partinë  e saj për zgjedhjet në 2012. Partia e madhe republikane sot për sot është në një krizë ideologjike.
Ndërkaq koalicioni i politikave “reganiane” pati dominuar debatin politik për plot njëzet e pesë vjet (konservatorë socialë, libertar, neo-konservatorë), u shkrif në zgjedhjet e fundit amerikane, ku dy partitë e mëdha u përballën me tezat ekonomike që ishin në furinë e krizës financiare, dhe pas këtij momenti nuk do të dilte si një alternativë tjetër atij modeli. Ajo që ka mbetur nga shtyllë konservatore sociale, rural dhe ungjillore, gjendet në të cilën Palin përfaqëson. Sarah Palin, ndër të tjera, ka me vete një forcë reformatore, të pavarur dhe optimiste që i pati mbushur mendjen McCain në atë të kohë ta zgjidhte si zv-president. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›