E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa, priten Sinani, Leci tek Vllaznia

 Sipas burimeve pranë dy klubeve mësohet se futbollisti i Vllaznisë, Vioresin Sinani ka shumë mundësi që të kalojë tek skuadra e Besës për pjesnë e dytë të sezonit. Ndërkohë në këmbim të tij në Shkodër pritet të shkojë Liridon Leci. Shkëmbimi është pëlqyer nga të dyja palët dhe vetë futbollistët. Nëse ky shkëmbim do të përfundojë me sukses, atëherë kavajasit do të heqin dorë nga kapiteni i Apolonisë, Hadxhibuliç, për të cilin drejtuesit e skuadrës fierake kërkonin Lecin, Hasallën dhe 30 mijë euro si shpërblim, ofertë të cilën Besa nuk e pranoi. Ndërkohë mësohet se edhe pse Leci është mëse i mirëpritur në Shkodër, problem shihet largimi i Sinanit. Sipas drejtuesëve lojtari ka një kontratë të rregullt që përfundon në fund të sezonit dhe për më tepër është ndër më të paguarit e klubit kuqeblu, ndaj edhe largimi i tij nga kjo skuadër shihet shumë i vështirë.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›