E Diel, 1 Nëntor 2026

Negociatat per krizen ende pa rezultat

Opozita dhe mazhoranca kane kohe deri te henen per zgjidhjen e krizes. Te mandatuarit per negocim Fatmir Xhafa e Damian Gjiknuri nga Partia Sociliste si dhe Ilir Rusmaili e Viktor Gumi nga Partia Demokratike duhet qe deri ne fillimin e seances se jashtezakonshme te parlamentit te kene arritur ne nje marrëveshje sa i takon hetimit te zgjedhjeve 28 qershorit.

Opozita kembengul qe ne komisionin hetimor ajo te kete kryesimin, mazhorancen si dhe te parashikohet hetimi i materialeve zgjedhore. Ndersa mazhoranca ka dhene parimisht miratimin per keto tre pika, por me kusht qe te perfshihet edhe nje pike e katert propozuar nga kryeministri Sali Berisha e cila te saktesoje hetimin sipas kodit zgjedhor dhe kushtetutes.

Megjithate katershja e negociatoreve nuk ka arritur ende te gjeje nje formulen te pranushme per te dyja palet. Seanca maratone prej afro 20 oresh deshtoi te gjente nje zgjidhje per krizen politike

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›