E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet shkatërrojnë tokat, në rrezik edhe banesat

Prej disa ditësh mbi 800 hektarë tokë në qarkun e Lezhës ndodhen nën ujë. Kjo për shkak të reshjeve të shumta të shiut. Reshjet kane përmbytur edhe qindra hektarë toke bujqësore ne komunën Novosele dhe Levan 

LEZHE- Shirat e rënë gjatë javës së fundit kanë lënë pas pasoja tek tokat bujqësore në disa zona të qarkut Lezhë. Qindra hektarë tokë në komunat Zejmen, Balldre, Kolsh, Shëngjin e Fushë Kuqe janë nën ujë. Sëbashku me to kanë përfunduar nën ujë edhe të mbjellat e fshatarëve, ndërsa deri më tani asnjë ndihme nuk është dhënë për ta. Sipas banoreve te fshatrave të prekur nga përmbytja e tokave asnjë përfaqsues nga institucionet vendore apo qendrore nuk i ka takuar ata për të marrë një vlerësim të situatës edhe pse kërkesat kanë qenë të vazhdueshme.

Prej disa ditesh mbi 800 hektarë toke ne qarkun e Lezhes ndodhen nen uje, ku te paktën 200 hektare jane te mbjella me grurë. Përmbytja ka dëmtuar rende ekonominë e fshatareve te këtyre zonave te prekura, te cilet nuk kane te siguraur as kostot e kryera ne tokat e tyre deri me tani. Këta banore kërkojnë reagim te instancave lokale dhe shtetërore për minimizimin e dëmeve, pasi sipas tyre e vetmja e ardhur qe kane janë nga ato nga tokat e mbjella.

Përmbytje edhe në Novoselë e Levan

Reshjet e shumta të shiut te rena gjate ketyre diteve ne vend kane permbytur qindra hektare toke bujqesore ne komunen Novosele dhe Levan ndërsa lumi Vjosë për pak ka dalë nga shtrati duke rrezikuar edhe jetët e banorëve të zonës. Banorët të cilët jetojnë pranë lumit në komunën Novoselë dhe Levan pas pushimit të reshjeve të shiut ndjehen më të lehtësuar pas rënies së nivelit të ujit në lum. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm niveli ka nisur duke u ulur disa centimetra duke bërë që gjendja e alarmit që ishte ngritur në zonë për evakuim në rast të daljes së lumit nga shtrati të zbehet disi. Edhe pse lumi nuk doli nga shtrati shumë toka bujqësore u përmbytën por shqetësimi tjetër është mbulimi me ujë i vendit ku bëhet pazari javor I cili kryhet pranë urës, edhe kjo e rrezikuar nga përmbytja. Kjo gjë ka dëmtuar shumë tregtarët e zonës pasi këtë javë bëri që të anulohej ky aktivitet. Komuna Novoselë deri tani ka qëndruar indiferente ndaj këtij problemi duke mos e ngritur zërin. Nëse lumi do të ketë prurje të mëdha, mund të përsëritet e njëjta situatë e 3 viteve më parë ku lumi dëmtoi shumë biznese dhe banesa si pasojë e daljes nga shtrati.

(O.Zhupa/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›