"Spiunët", qeveria e vendosur për mos ndryshime
TIRANE- Pavarësisht presioneve të ndërkombëtareve mazhoranca është e vendosur që mos të ndryshojë projekt/ligjin për dosjet. Gerti Bogdani zëdhënës i PD-së ka akuzuar sot ashpër kreun socialist Rama dhe Familjen e tij të lidhur ngushtë me të kaluarën komuniste dhe thotë se projekt ligji është i mbështetur në modelin çek, dhe sipas standardeve europiane.
Sipas Bogdanit, ligji qe ndodhet në Parlament është kopje e zbutur e ligjit te vitit 1995, i cili ka qene varianti identik i Ligjit Cek te vitit 1991.
Sipas tij ligji Cek i vitit 1991 eshte vleresuar kushtetues nga gjykata e Cekosllovakise dhe pas shperberjes ne Ceki dhe Sllovaki, eshe gjykuar perseri nga gjykata ceke dhe eshte gjetur kushtetues. Ky ligj perseri eshte gjykuar ne vitin 2000 dhe eshte gjetur kushtetues. Ndersa ligji shqiptar i vitit 1995 eshte gjykuar nga gjykata kushtetues ne fund te Janarit 1996 dhe eshte gjetur kushtetues.
“Pika e 4 e nenit 1 te ligjit cek thote se: “parashikohet certifikimi i pastertise per pozicionet e gjykatesve, ndihmes gjykatesve, prokuroreve, oficereve te policise gjygjesore, notereve publike, arbitrazhit shteteror, etj.”
Pra pretendimi se ky ligj nuk merr parasysh gjykatesit dhe prokuroret dhe ndihmesit e tyre, eshte nje mashtrim fund e krye” – vazhdon Bogdani.
Sipas tij në ligj parashikohet edhe gjykatësit e prokurorët dhe ndihmësat e tyre.
(O.Zh/ BalkanWeb)