E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhuna ndaj gazetarit, reagon qeveria

Qeveria ka dënuar sot dhunën e ushtruar ndaj zv/ kryeredaktorit të Gazetës Albania, Luan Kondi. Në një deklaratë për mediat, qeveria shpreh angazhimin maksimal për të vënë para drejtësisë autorin e kësaj ngjarje të shëmtuar. 

TIRANE -Akti i dhunës ndaj gazetarit Luan Kondi zv/kryeredaktor i Gazetës Albania është dënuar edhe nga qeveria shqiptare. Në një deklarate për shtyp qeveria shprehet se dënon me ashpërsinë më të madhe agresionin ndaj gazetarit të gazetës Albania, Luan Kondi. Qeveria e cilëson këtë një akt te shëmtuar dhe kriminal. Ndërkohë që u kërkon organeve kopetente vënien para ligjit të agresorit.

Në një deklaratë për shtyp, qeveria bën të ditur se Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë janë të angazhuar maksimalisht për të zbardhur këtë incident. Ata mundën të identifikojnë autorësinë e kësaj ngjarje, i cili dyshohet të jetë shtetasi Leonard Pëllumb Zani, 34 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Aktualisht, shtetasi Leonard Pëllumb Zani ndodhet i shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Nr.3 Tiranë. Ndërkohë, u konkludua se motivi i kësaj grindje, përmes shtetasit Luan Kondi dhe Leonard Zani, ka filluar pas një debati për motive të dobëta.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të shtetasit Leonard Zani do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “Dëmtimit me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

Rrefimi i gazetarit

Gazetari i dhunuar, Luan Kondi ka rrëfyer para gazetarëve momentin kur është gjendur mes dhunës dhe grushteve të katër personave të panjohur. Me shenja hematome në fytyre Kondi është i bindur se agresioni ndaj tij ka lidhje me profesionin. Siç shprehet ai vete nuk i njihte agresorët dhe me askënd nuk kishte krijuar probleme gjatë punës së tij 12 vjeçare si gazetar.

(O.Zh/ BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›