“Spiunët”, Dade: Ambasadorët leksione Berishës
Shqetësimin në rritje të ndërkombëtarëve për projekt/ligjin për hapjen e dosjeve, PS i sheh si leksion për kryeministrin Berisha. Arta Dade tha se PS nuk do të marrë pjesë në votimet e së hënës por shprehu gatishmërinë për të hartuar bashkarisht një ligj sipas standardeve europiane.
TIRANE- Viti 2008 ka shënuar një numër të madh rastesh kur ambasadat e huaja në Tiranë kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën politike në vend. I tillë është dhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, John Whithers dhe i Ambasadës Britanike një ditë më parë, reagime të cilat sipas sekretares për marrëdhëniet ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade, janë kambana që bien për kryeministrin Berisha.
“I konsiderojmë dhe shqetësimet e ndërkombëtarëve si një leksion tjetër demokracie të dhënë Zotit Berisha në një periudhë relativisht shumë të shkurtër pikërisht për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës, me zbatimin e shtetit ligjor”- tha Dade. Anëtarja e kryesisë socialiste përsëriti gadishmërinë për të punuar bashkë me demokratët për një ligj evropian për hapjen e dosjeve të ish- spiunëve.
“Nëse mazhoranca dhe Berisha vazhdon ta përdori edhe këtë ligj si komardare për të shpëtuar nga problematika mjaft e frikshme e krijuar në të cilën Berisha është i përfshirë, siç është dosja e Gërdecit, dosja e korrupsionit galopant në rrugën Durrës- Kukës, si dhe çështja Fazlliç, ky projektligj nuk mund ta shpëtojë dot atë nga aferat korruptive në të cilat është i përfshirë.
Në mungesë të reflektimit të mazhorancës për të tërhequr projektligjin e dosjeve, socialistët deklarojnë se nuk do të votojnë të hënën në Kuvend, por as në seancat e ditëve të tjera projektligjet e sjella nga mazhoranca.
“Sic edhe e kemi deklaruar ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim ligji pa ardhur në seancë Kodi Zgjedhor”- vazhdoi Dade.
(O.Zh/ BalkanWeb)