E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Shkodër, vdes 12-vjeçari

Ngjarja e rëpndë ndodhi mbrëmjen e shkuar rreth orës 21:00 në vendin e quajtuar kryqëzimi i Dajçit në Shkodër. Një makinë tip Fiat, drejtuar nga Gjovalin Daka, 19-vjeç, është përplasur me forcë me një pemë. Për pasojë, nga goditjet ka humbur jetën 12-vjeçari R. Hoti, i cili po udhëtonte së bashku me 19-vjeçarin. Fëmija ka ndërruar jetë teksa po shkonte në drejtim të spitalit të Shkodrës. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton më gjerësisht për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›