Permbytjet, ushtria ne ndihmë të zonave të rrezikuara
SHKODER- Forcat e Armatosura të Shqipërisë, të ndihmuara dhe nga forcat e sigurisë së Kosovës nga mbrëmja e kaluar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vazhduar punën për evakuimin e banorëve të rrezikuar nga përmbytja në qarkun e Shkodrës dhe atë të Lezhës dhe për përforcimin e argjinaturave. Qendra e Bashkuar Operacionale e Komitetit Ndërministror, e ngritur një ditë më parë me urdhër të Kryeministrit Sali Berisha, ka bërë të ditur sot se për përballimin e situates së emergjencës së krijuar në zonën e Lezhës dhe Shkodrës janë duke punuar rreth 224 forca nga këto 14 trupa të sigurisë së Kosovës, 4 mjete dhe 2 trupa të NATO-s. 67 mjete të dërguara në zonat e përbytura kanë vazhduar kryerjen e detyrave për përforcimin e argjinaturës dhe evakuimin e popullsisë dhe gjësë së gjallë. I. Konkretisht janë evakuar në zonën e Dajcit dhe Obotit: 2 familje me 16 persona,26 bagëti, janë vendosur 600 thasë me rërë, Në Berxhat vazhdon puna për vendosjen e argjinaturës; është ndërtuar 50 ml argjinaturë dhe janë përforcuar 70 ml të tjera. Janë dërguar në zonën e operacionit 100 palë çizme kundër ujit dhe 42 pelerina.Ka vazhduar furnizimi me bukë dhe ujë të pishëm.Janë transportuar 20m3 inerte për në fshatin Obot.është transportuar një i sëmurë nga fshati Bërdicë për në spitalin civil Shkodër.Janë transportuar 110 m3 inerte nga Velipoja për në Komunën Dajc për rregullim e argjinaturës dhe hapje rruge. Në fshatin Semishtë Shkodër dhe në fshatin Qashë janë transportuar përkatësisht 40 dhe 20 m3 zhavor. Në Velipojë nga raportimi i ditës së sotme rezulton se janë transportuar 40 m3 inerte në një distancë 6 km, me 5 automjete vetëshkarkuese të batalionit të xhenios.(ATSH/BalkanWeb)