Shkodër, përkeqësohen situata, të tjera evakuime
Shkak është bërë rritja e nivelit të lumit Buna dhe Drin. Kjo ka bërë që të bllokohet komunikimi me këto komuna. Helikopterë të ushtrisë po monitorojnë situatën nga ajri për të pasur nën kontroll situatën dhe për të shpëtuar banorët. Nga zonat e përmbytura po evakuohen banorë të shumtë, kryesisht me mjete të mëdha të ushtrisë. Ndërkohë, është bllokuar edhe aksi rrugor Shkodër-Tiranë, për të shkak të sasive të mëdha të ujit, të cilat kanë mbuluar këtë ask me rreth 50 centimetra. Rruga është bllokuar tek vendi i quajtuar kthesa e Boltojës.Në Shkodër do të mblidhet Shtabi i Emergjencave, i kryesuar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe prefekti i Qarkut të Shkodrës.