Prifti: Situata në Fierzë është nën kontroll
Prifti tha se aktualisht niveli i liqenit të Fierzës, liqeni më i madh, është 292.4 metra, ndërkohë që po shkarkohet 1660 m3/për sekond. Sipas tij, prurjet në Fierzë 1500 metër kub në sekondë. Prifti tha se hidrocentrali i Fierzës po punon në maksimum, duke vënë në punë katër trubinat. Ddërkohë shkarkimet vazhdojnë, ku porta 4 është e hapur plotësisht. Prifti iu përgjigj edhe akuzave të opozitës, duke theksuar se që prej privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, qeveria shqiptare dhe KESH nuk importon energji, pasi kjo është eksluzivitet i kompanive private. "Të gjitha pretendimet e opozitës janë shpifje dhe trillime të pa moralshme”, theksoi ministri i METE-s. Sipas tij, “situata është nën kontroll dhe njerëzit tanë janë duke punuar. Unë iu bëj thirrje për solidaritet për të përballuar këtë situatë të pazakontë”, nënvizoi ai. “Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikë, (METE) ka nisur konsultimet me ekspertët ndërkombëtar të energjisë për të përballuar vështirësitë mbi situatën hidrike në vend të krijuar nga përmbytjet në disa zona veriore të vendit”, vijoi.