Gjirokastër, sekuestrohen 700 kg drogë
Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, bënë të ditur se lënda narkotike që u bllokua në fshatin Jorgucat, rreth 20 kilometra larg Gjirokastrës, transportohej drejt Sarandës, me destinacion Greqinë. Dy transportuesit e bimës narkotike, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi, kishin lëviznin në një rrugë dytësore; pas goditjes së policisë ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur. "Policia e Gjirokastrës aktualisht po punon për kapjen e tyre dhe në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët e sektorit të luftës kundër trafikimit të lëndës narkotike", thanë burime zyrtare nga kjo drejtori. Ky është rasti i parë gjatë këtij viti që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës bllokon një sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike.