Zhduket 23-vjeçari, dyshohet të jetë mbytur në Buna
Denoncimi është bërë nga familjarët, të cilët kanë deklaruar se i riu ka humbur kontaktet në momentin që po lundronte me një lundër me motorr.23-vjeçari po transportonte bagëtitë nga zonat e përmbytura. Ai u ka deklaruar familjes së tij, se lundra kishte një defekt dhe që prej atij momenti nuk ka folur më me ta. Nuk dihet ende fati i të riu, i cili dyshohet se është zhdukur në lumin Buna. Policia është lajmëruar për ngjarjen dhe ka nisur kërkimet.