E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet,bizneset ndihma, Taci Oil 50 mijë euro

TIRANE- Bizneset solidarizohem mbi gjendjen e krijuar ne veri te vendit. Mijëra euro janë dhënë në ndihmë të zonave të përmbytura me qëllim përballimin e kësaj situate emergjente. Taci Oil ka akorduar shumën prej 50 mijë eurosh për këta banorë“Kompania jonë ka vendosur ti qëndrojë pranë këtyre zonave nga kjo katastrofë natyrore duke venë në dispozicion të tyre shumën prej 50 mijë euro me shpresën dhe urimin që kjo shumë të lehtësojë dhembjen e tyre. Për me tej kemi vendosur të përshkallëzojmë këtë kontribut. Dhe sic e dini Tirana është duke mirëpritur Realin e Madritit dhe të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të banorëv të prekur nga përmbytjet”- deklaroi administratorja e Taci Oil.Një shumë prej 150 mijë eurosh si ndihmë për banorët ka dhënë dhe kompania celulare Eagel. Ndërsa Vodafon akordoi shumën e 120 mijë eurova. Posta shqiptare ka vënë në dispozicion 20 mijë euro, 10 makina dhe gjithë infrastrukturën e saj. Një ditë më parë dhe kompania AMC dha një kontribut prej 50 mijë euro për zonat e përmbytura. Ndërkohë që 10 milion lekë u ofruan nga OSSH:(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›