E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Bashkive: Përmbytjet, krim shtetëror

TIRANE- Shoqata e bashkive për autonominë vendore e konsideron situatën e përmbytjeve në Shkodër një krim shtetëror, ndërsa shprehet në përkrahje të të dëmtuarve në këtë zonë. Të mbledhur në bashkinë e kryeqytetit, në praninë e kryetarit Edi Rama, anëtarët e shoqatës së bashkive për autonominë vendore kërkuan gjithashtu nga prokuroria të nisë menjëherë hetimin për ngjarjet në fjalë.Autoritetet lokale të majta kanë vizituar gjatë këtyre ditëve zonat e përmbytura, ndërsa kanë deklaruar edhe nga vendi i ngjarjes se shkak i përmbytjeve nuk është fenomeni natyror, por edhe thjesht dhe vetëm përgjegjësi e qeverisë që nuk i mori masat më parë. Partia socialiste ka celur dy numra llogarie në ndihmë të të dëmtuarve, ndërsa ka kërkuar gjithashtu largimin e ministrit të Energjetikës.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›