E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolle shqipe per femijet e shqiptareve ne Amerike

Gjuha e bekuar shqipe edhe per femijet shqiptare ne Amerike. Ne Bronks u zhvillua ceremonia e hapjes se shkolles shqipe

Me nje ceremoni festive ne te cilen ishin te pranishem nxenes prinder mesimdhenes veprimtare te komunitetit dhe perfaqesuesve te Shtetit Shqiptar e te Republikes se Kosoves ne Nju Jork te cilet kane dhene ndihmen e tyre ne libra dhe baze materiale Shkolla Shqipe ne Bronks Nju Jork ne klasat e nderteses se kolegjit Lehman College te dielen ne mesdite hapi dyert per femijet e emigranteve shqiptare qe deshirojne te mesojne gjuhen shqipe.

I pranishem ne ceremonine e hapjes te dites se pare te shkolles shqipe ishte konsulli i pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork z. Dritan Mishto i cili pershendeti femijet dhe prinderit e tyre se bashku me perfaqesuesen Konsullates se Kosoves ne Nju Jork znj. Arta Rama. Shkolla Shqipe ne Bronks Nju Jork lagje kjo e mbipopulluar nga emigrante shqiptares sidomos ne dy dekadat e fundit eshte iniciative private e disa biznesmeneve dhe veprimtareve te dalluar te komunitetit shqiptar.

Gjergj Dedvukaj i cili ka punuar edhe ne te shkuaren si mesimdhenes ne shkollen shqipe te Nju Jorkut tha se ka qene deshira e shume prinderve per hapjen e nje shkolle shqipe. Ne koncertet qe kam dhene me ansamblin Bashkimi kombetar ne Shqiperi ne Malesi ne Kosove ne Gjermani ne festivalet kombetare si ne Gjirokaster e gjetke prinderit me jane lutur qe femijet ti mesoj shqip. Tani qe kjo nisme po konkretizohet jam i bindur se do te shtohet numri i atyre qe do ti sjellin femijet - tha ai. Per kete ai shtoi se vetem nga fisi i tij ketu jane bere gati mbi 20 veta qe jane treguar te gatshem per tu regjistruar ne shkollen shqipe.

Shkolla

Duke peruruar kete shkolle konsulli i pergjithshem i Shqiperise ne Nju Jork z. Dritan Mishto tha Sot ne ndiejme nje emocion te vecante qe arritem te gjithe se bashku te hapim kete fole te gjuhes se bukur shqipe. Jo vetem mesimi i gjuhes dhe kultures por ajo cka kjo dite shenon me se tepermi eshte mbajtja e premtimit perpara historise se atyre burrave te kombit qe dhane gjithe sa kishin per perjetesimin e gjuhes sone ne altarin e gjuheve te bukura dhe te rralla.

Me tej Mishto shprehu edhe emocionet e te gjithe pjesemarresve duke nenvizuar Them se kjo shkolle eshte amaneti i mbajtur nga brezat per shkrimin dhe kendimin shqip. Nderkohe perfaqesuesi i shtetit shqiptare nuk la pa permendur edhe ndihmen dhe kujdesin e qeverise shqiptare per shkollen shqipe ne SHBA. Konsullata e Pergjithshme si bashkiniciatore e ketij projekti duke ofruar tekstet mesimore dhe fletoret e punes nuk do ta kufizoje ndihmen e vet perkundrazi do te permbushe edhe detyra te tjera duke treguar kesisoj perkujdesjen dhe interesimin e madh te qeverise Shqiptare dhe personalisht interesimin e kryeministrit Berisha per femijet shqiptare te diaspores - tha z. Mishto.

Stafi

Ne nje takim organizimi u miratua Komisioni edhe stafi pedagogjik i shkolles. Komisioni ka kete perberje profesor Ymer Ahmetaj dr. Hasan Ademaj Gjergj Dedvukaj dhe Flamur Husaj. Ky Komision i cili quhet nismetar perzgjodhi kater mesuese dhe nje mesues nga 12 kerkesa te paraqitura.

Profesori Ymer Ahmetaj deklaroi se stafi eshte profesionalisht i pergatitur ka nivel te larte pedagogjik ka pervoje dhe nje pjese jane mesimdhenes ne shkollat amerikane. Ne shkollen shqipe do te jepen lendet gjuhe dhe letersi shqipe histori e kombit shqiptar gjeografi per trojet shqiptare kulture muzikore dhe folklor shqiptar etj.

Arsimtaret qe do te punojne me nxenesit kane pervoje te gjate ne arsim ne Shqiperi ne Kosove ne Kosoven Lindore ne viset shqiptare ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni.

Nderkaq koordinatori i shkolles dhe anetari i bordit Mustafe Qosja thote se perkrah kritereve formale te kualifikimit shkollor mesuesve u kerkohet njohje e shkelqyeshme e gjuhes shqipe gjuha standarde gramatika drejtshkrimi stilistika pergatitje dhe aftesi solide ne te gjitha veprimtarite themelore gjuhesore te folurit te degjuarit te shkruarit te lexuarit ekspresiv etj. njohje e mire e kultures kombetare njohje e historise dhe gjeografise se Atdheut njohje e artit te muzikes edukim i mjaftueshem artistik muzikor dhe figurativ aftesi dhe shkathtesi interpretuese ne kendim ne vallezim ne instrumente muzikore etj. Te gjitha keto kritere garantojne nje trupe mesimore serioze e te kualifikuar dhe do te percjellin besueshmeri te prinderit qe femijet te mbushin klasat e gjuhes shqipe dhe shkolla te kete jetoje gjate.

Dr. Hasan Ademaj nje tjeter pjesetar aktiv i grupit nismetar thote se ky eshte nje hap i duhur qe duhet te gezoje perkrahjen e komunitetit shqiptar. Foli edhe Shkumbin Tetaj ish-profesor i gjuhes angleze ne Kosove i cili ka dhene perkrahjen e tij ashtu si dhe Agim Cavderbasha Tom Gjergji Nikolle Juncaj avokati Sabri Gjoni e te tjere.

Mesuesja Violeta Ducellari me pervoje pedagogjike dhe mesimdhenese ne shkollat amerikane e perzgjedhur ne trupen mesimdhenese thote se e shihte serioze nismen dhe se nuk do te kurseje asgje per ti mesuar femijet shqiptare. Ne grupin e mesuesve te perzgjedhur jane edhe Igbale Tetaj Lirie Rexhmataj Lumturi Porja dhe Tom Gjergji per instrumentet muzikore.

Konsulli Dritan Mishto dhe perfaqesuesja e Konsullates se Kosoves ne Nju Jork Arta Rama pos qe prene shiritin e perurimit vizituan te gjitha klasat ku mbahej mesimi dhe biseduan me nxenesit e arsimtaret dhe premtuan ndihmen e dy shteteve Shqiperise e Kosoves per mbarevajtjen e shkolles me abetare e me libra te tjere mesimore.

Ata qe e nisen kete aksion kombetar dhe iu bashkuan Gjergj Devukajt jane nje grup atdhetaresh nga te gjitha trojet etnike qe po ndermarrin te gjitha masat ne menyre qe shkolla te vazhdoje normalisht. Ne takimet e perjavshme ata kane diskutuar per te gjitha hallkat qe do te cojne ne suksesin e nismes se ndermarre.

Keshtu te pakten Konsullata e Pergjithshme e Shqiperise ka premtuar te sjelle 100 abetaret e para keto dite ndersa Konsullata e Kosoves do te ndihmoje me plan-programe dhe me ndihma te tjera qe do ti nevojiten stafit te shkolles. Nga ana tjeter profesori i Lehman College Mithat Gashi anetar i Bordit te federates Vatra ka ndermjetesuar dhe ka siguruar tri klasa mesimore ne mjediset e Kolegjit te cilat do te vihen ne dispozicion te shkolles shqipe ne Bronks.

Ishin pikerisht veprat e mrekullueshme ne dobi te ceshtjes kombetare shqiptare qe bene qe keta nismetare te zgjidhnin shkollen shqipe si vendin ku filizat e njome femijet e shqiptareve te Nju Jorkut te mesonin gjuhen e tyre amtare dhe jo vetem ate por edhe traditen e mrekullueshme te shqiptareve te Amerikes te cilet ne castet me te veshtira qe kaloi vendi yne ia zbardhen faqen atij. Qellimi ka qene qe te mesojne nga pervoja e mrekullueshme e koloseve te kultures sone kombetare Fan Nolit e Faik Konices si dhe korifenjve te tjere pasardhes.

Ideja per nje shkolle te tille lindi nga nevoja qe breznite shqiptare te Amerikes te vijojne te ruajne lidhjet shpirterore me atdheun e tyre. Nje nder veprimtarite me me efekt per kete ishte mesimi i gjuhes shqipe. Vetem ne kete menyre femijet shqiptare te rinjte studentet e kuptojne fare mire se edhe pse jane me trup larg vendlindjes se tyre ose vendlindjes se prinderve te tyre detyrimet per atdheun nuk sosen kurre prandaj edhe iu dhane me mish e me shpirt kesaj detyre qe i vune vetes per te rihapur shkollen shqipe ne Bronks te Nju Jorkut ku mendohet se jeton edhe komuniteti me i madh shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›