Moisiu: KQZ merr urdhra me telefon nga politikanët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion, i cili merr urdhra nëpërmjet telefonave.
Deklarata është bërë dje nga ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, gjatë një tryeze të Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës me shoqërinë civile në një nga sallat e Universiteti Europian të Tiranës. Përveç ish-presidentit Moisiu dhe përfaqësuesve të komitetit në këtë tryezë të rrumbullakët ishin të pranishëm edhe ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, analistët e njohur Mustafa Nano, Ardian Klosi e Martin Leka dhe deputetë të Kuvendit. Në fjalën e tij ish-kreu i shtetit tha se, Kushtetuta dhe mund të ndryshojë, por ai ka dalë kundër mënyrës se si u veprua për ndryshimin e saj. Moisiu u shpreh se, klasa politika ka si tendencë gllabërimin e institucioneve. “Kushtetuta nuk është tabu, mund të ndryshojë, por mënyra se si u veprua nuk është e logjikës demokratike. Nuk kisha shumë shpresë që KQZ-ja do ta miratonte kërkesën për referendumin, sepse KQZ-ja është institucion që merr urdhra nëpërmjet telefonatave të politikanëve dhe fakti që kemi një KQZ të tillë, është përgjegjësi e gjithë politikës por edhe e imja që kam qenë kryetar i shtetit dhe nuk kam arritur të ndikoj për një KQZ të pavarur. Politika shqiptare ka logjikën e gllabërimit të institucioneve, të sundimit dhe sundon edhe KQZ-në”, u shpreh Moisiu. Lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, ish-kreu i vendit shtoi se, “sistemi zgjedhor që u ndryshua është i pranueshëm, por gama e gjerë e ndryshmeve kushtetuese që u miratua së fundi nuk mund të bëhej pa marrë edhe mendimin e sovranit. Çështja është që ne kemi një shtet tribal, ku vendos i pari i fisit”. Ndërsa kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, theksoi se, ndryshimet kushtetuese të 21 prillit i hapën rrugën krijimit të një kaste, e cila kontrollon vendin. “Referendumi duhet të kthehet në një institucion permanent. Me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit u hap shtegu për krijimin e një kaste, e cila kërkon të çimentojë ushtrimin e pushtetit në pak duar dhe kur një kastë në pushtet qoftë nga opozita, qoftë nga maxhoranca kontrollon të gjitha pushtetet, është një krim ndaj demokracisë”, u shpreh Zheji.
“Presim të vendosë Berisha”
Partia Republikane pret vendimin përfundimtar të kryeministrit Berisha lidhur me ndryshimet në qeveri. Burime nga PR-ja, pas mbledhjes së djeshme të kryesisë, bëjnë të ditur për gazetën se, “PR-ja është në pritje se çfarë do të vendosë kryeministri. Në takimin e parë me kryeministrin, PR-ja ka kërkuar një prej pesë ministrive më të rëndësishme, por pa vendosur emrin e ministrisë”. Ndërkohë sqarohet se, përveçse nuk është përcaktuar posti ministror që do t’i kërkohet kreut të qeverisë, ende nuk është përcaktuar edhe përfaqësuesi i PR-së që do të marrë këtë post. Gjithashtu në mbledhjen e djeshme është rënë dakord që zyrtarët e lartë të kësaj partie të nisin kontaktet me bazën, si dhe të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet.