McLaren MP4-12C Coupe, ja super makina 213 mijë euroshe (FOTO)
Një super makinë që vështirë kalon pa u komentuar e admiruar gjatë. Në çdo qark, në çdo kategori ajo e korrigjoi veten, makina britanikë ka qenë gjithmonë e vështirë të mundet nga rivalët.
Një pasion për motorët që të çon në krijimtarinë teknike, ekspertizën që është përsosur me kalimin e kohës, vëmendja mbetet në detajet teknike dhe përfundimisht super makina britanike ka triumfuar në të gjithë botën.
Modeli i parë i saj komercial, MP4-12C, i ka të gjitha kredencialet për të krijuar kërdi në kategorinë, mekanikë, estetikën dhe konkurrencën. Tgcom24 ka pasur shans për të provuar McLaren MP4-12C dhe e cilëson si makinë të Formula 1.
E shpejtë dhe sper luksoze nga brenda ajo thyen çdo limit dhe lë me gojë hapur. Motor i frikshëm, 3.8-litra twin-turbo V8 që tërheq 625 kuaj-fuqi në 7.500 revolucione për minutë. Në 3.1 sekonda MP4-12C mund të përshpejtojë nga 0 në 100 km / h! Një shpejtësi të lartë të kufizuar në mënyrë elektronike, e cila arrin në 333 km / h.
Çmimi i McLaren MP4-12C është 212.200 euro, me TVSH.
McLaren MP4-12C Coupe, ja super makina 213 mijë euroshe
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 20