Zgjerimi i Bulevardit, Komisioni i Ekonomisë miraton kredinë
TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot kredinë për zgjerimin e Bulevardit verior të Tiranës vetëm me votat e mazhorancës.
Mësohet se kredia 63.5 mln usd do të mundësohet nga fondi për zhvillim i Abu Dhabi.
Punimet e bulevardit të ri do të bëjnë zgjatimin e aksit jug-veri të kryeqytetit, duke filluar nga Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës e më pas deri në kodrat e Paskuqanit, investim i cili do ta bëjë këtë aks, nga 1.8 km, që është aktualisht, në 4.8 km të gjatë, nga sheshi "Nënë Tereza" apo selia qendrore e Universitetit Politeknik të Tiranës deri tek përmbyllja e këtij aksi në kodrat e Paskuqanit.
Ky projekt do të mundësojë futjen brenda qytetit të Tiranës, me gjithë potencialin e vetë zhvillimor, ambiental dhe rekreativ të lumit të Tiranës.
(m.a/BalkanWeb)