E Diel, 1 Nëntor 2026

Permet mbytet ne Vjose turistja ceke

Një turiste çeke ka humbur jetën duke vozitur në lumin Vjosë të Përmetit. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë bëjnë të ditur se një grup prej 8 vetësh, turistë nga Çekia kanë qenë duke vozitur të ndarë në tre varka.

Ata ishin nisur nga fshati Petran në drejtim të Këlcyrës, por varka e tretë ku ishte një çift turistësh, është përmbysur si pasojë e një dallge dhe është përplasur pas në një shkëmb.

Përplasja ka qenë fatale pasi 34-vjeçarja, Mikaela Jonukova ka mbetur poshtë rrjedhës së ujit në guvën e një shpellë. Pas dhjetë minutash është bërë i mundur nxjerrja e trupit të pa jetë nga miqtë e saj.Vdekja e saj është cilësuar aksidentale nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›