Berisha: Te finalizohet privatizimi, lufton korrupsionin
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se procesi i privatizimit është jetik për reformën ekonomike të vendit, si dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit.
“Pronësia dhe menaxhimi privat përbëjnë një kusht themelor në luftën antikorrupsion dhe zvogëlimit të këtij fenomeni me pasoja të rënda, ndaj ne duhet të finalizojmë procesin e privatizimit”, u shpreh Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Ai u shpreh se qeveria ka kontaktuar me kompani mjaft të fuqishme që njohin tregjet dhe do të krijojnë kushtet më të mira të privatizimeve. Ai u shpreh se pronë publike do të jenë; shkollat, spitalet, digat dhe pronat pa pronar.
Berisha u propozoi ministrave të kabinetit që të përshpejtojnë me këtë proces deri në mbylljen përfundimtare të tij.
“Cdo ditë të bëni bilancin e përpjekjeve e proceseve e punës agjencive dhe vartësve për shpejtimin e këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm. Ky përbën njërin nga proceset themelore të një ekonomie të lirisë së tregut”.
Kryeministri kërkoi që të shqyrtohen termat, të përshtaten me situatën e realitetit dhe të procedohet me privatizimin e INSIG-ut, i cili për shkak të fortunës financiare botërore pati problematikën e vet.
"Janë ndërkohë edhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte në rast se kanë pronar, do të respektohet e drejta e parablerjes nga pronari. Por këto objekte do të privatizohen në përputhje me rregullat dhe me transparencë të plotë", tha më tej Berisha.
Ai kërkoi që gjysma e dytë e këtij viti, të konsiderohet si vendimtare në kompletimin e procesit të privatizimit. "Shqipëria do të ketë si pronë publike digat e mëdha, shkollat e spitalet, parqet kombëtare dhe tokat pa pronarë. Të tjerat do të jenë tërësisht në administrim dhe menaxhim të sektorit privat", tha Berisha, duke shprehur besimin se kjo do ta bëjë ekonominë shqiptare shumë konkurruese.
Ai vuri në dukje se një nga shkaqet që Shqipëria i rezistoi krizës financiare botërore ishte fakti se ngarkesa publike është sa gjysma e çdo vendi tjetër përreth. "Duke kompletuar privatizimin, kjo ngarkesë bëhet edhe më e vogël, taksat e qytetarëve dhe biznesmenëve nuk do të shkojnë për rroga, por për shkolla, për rrugë, për spitale dhe shërbime për të realizuar objektivin tonë madhor, Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017", tha Berisha.
Duke e konsideruar procesin e privatizimeve, si një proces themelor për ekonominë e tregut të lirë, Berisha kërkoi që të shikohet mundësia e dhënies së çdo shërbimi për menaxhim nga sektori privat.
(d.b/BalkanWeb)