E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Amerika rilindi me zgjedhjen e Obamës

>Kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse në aktivitetin e organizuar për politikën e Jashtme Amerikane theksoi se, deri para 6 ditësh, Shqipërisë i ka mjaftuar shprehja e pakushtëzuar e admirimit dhe miqësisë për SHBA. Prej 6 ditësh, kaq nuk mjafton më.  Kështu e kam kuptuar unë atë çka i takon politikës shqiptare nga fjala hyrëse e Presidentit Barak Obama ditën e betimit të tij përpara Kushtetutës së Amerikës dhe në sytë e mrekulluar të mbarë botës . Sipas kryesocialistit Rama  marrëdhëniet e Amerikës së madhe me botën, kanë hyrë në një kohë të re. Në një kohë të re kanë hyrë edhe marrëdhëniet e Shqipërisë së vogël me Amerikën. Shqipëria s'mund të flejë më e qetë, duke shprehur besnikërinë ndaj aleatit të saj të madh vetëm në planin e angazhimeve globale, për luftën ndaj terrorizmit e mbrojtjen e paqes, ku ne të gjithë, pa dallim, kemi qenë të pakursyer aty ku na takon. Në krahë të Shteteve të Bashkuara, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›