E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e infrastrukturës në portin e Durrësit, rrezikohet peshkimi

Në portin e Durrësit situata është edhe më e rënduar. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës që ka ky port. Por përveç këtij amortizimi të dukshëm, sektori i peshkimit po rrezikohet për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Përballë kësaj situate, nuk është gjetur asnjë zgjidhje, qoftë edhe provizore që mund të ndihmonte të paktën sektorin e peshkimit ku ekspertët thonë se duhet të zhvendoset qoftë edhe përkohësisht në një ambjent më të përshtatshëm. I njëjti shqetësimi ngrihet edhe nga antari i kyresisë së shoqatës së menaxhimit të peshkimit në Durrës, Besim Troplini, i cili thotë se mos investimi në këtë sektor i autoriteteve përgjegjëse po e çojnë drejt krizës peshkimin.
 

Peshkimi, është një nga sektorët më të rëndësishme të qytetit bregdetar të Durrësit sepse vetëm me këtë veprimtari ushqehen qindra familje durrësake. E ndërsa shqetësimi ngrihet nga të gjithë, asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Kjo edhe për arsyen se tregu i peshkut në Durrës është i furnziuar vetëm më produkt vendi dhe jo importi. Edhe pse përmirësimi i kushteve për sektorin e buqësisë dhe peshkimit edhe edhe një nga rekomandimet që BE i ka përcaktuar Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat, në Durrës ende nuk është venë dorë në këtë drejtim.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›