Policia sekuestron 431 kg kanabis dhe skafin

431 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një mjeti lundrues, u sekuestruan në një operacion të përbashkët shqiptaro-italian. Mjeti lundrues është konstatuar nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare Durrës rreth orës 20:30 të së premtes teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe.
Policia përforcoi shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare, duke vënë në lëvizje efektivat e Drejtorive Rajonale të Policisë Kufitare Durrës dhe Vlorë. Në ndjekje të këtij mjeti u vunë edhe shërbimet e Delta Forcës, si dhe mjetet e Guardia di Finanzia në Vlorë dhe në Durrës, në bordin e të cilave u dislokuan dhe punonjës të Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje.
Si rezultat i këtij koordinimi e bashkëpunimi, nga autoritetet policore italiane u bë e mundur që rreth orës 00.45’, në Bari të bllokohej nje mjet lundrues varkë me gjatësi 5 metra me motor 80 kuaj fuqi, në bordin e së cilës u gjendën 431 kg kanabis sativa.
Autoritetet policore italiane në vijim të kontrolleve të kryera bllokuan dhe një mjet lundrues gomone me gjatësi 12 metra me dy motorrë me nga 250 kuaj fuqi, e cila kishte realizuar transport klandestinësh nga Greqia, si dhe kapën një skafist grek.
Denada Shkodrani