Arvizu te njesia 5 Te numerohet cdo vote me qetesi

"Fola me zotin Basha dhe zotin Rama dhe ata janë shumë të lodhur. E po kështu janë numëruesit, mediat dhe vëzhguesIt. Gara është me të vërtetë shumë e ngushtë, më shumë nga sa pritej.
Ne kemi folur për votën, dhe mendoj se njerëzit e arsyeshëm mund të gjejnë një mënyrë t'i hapin fletët e të marrin vendimin se cilat duhet të numërohen dhe cilat jo. Nuk kam informacion të mjaftueshëm që të them se ky ishte procesi më demokratik, por siç e thashë mbrëmjen e kaluar, jam impresionuar shumë me energjinë që dy palët kanë treguar në këtë proces.
Jam impresionuar shumë edhe nga energjia e votuesve. Për mua, të gjitha këto janë zhvillime positive. Siç e thashë, kjo është një garë shumë e fortë. Zoti Basha është disa qindra vota përpara zotit Rama. Ky është një rezultat që nuk pritej nga të gjithë.
Do të ishte një gjest i mirë sikur humbësi ti jepte dorën fituesit, të paktën kështu ndodh në SHBA. Të gjithë duhet të fokusohen në mbylljen e procesit të nuëmrimit"-tha ambasadori amerikan Alexander Arvizu.