E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, vodhën transformatorin e fshatit, 2 në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia e Përmetit pasi akuzohen se kanë vjedhur transformatorin elektrik të fshatit të tyre.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Albion Kalemi 23 vjeç dhe Rimel Shehu 24 vjeç, të dy nga fshati Anevjose të rrethit të Tepelenës.

Sipas policisë të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë ditës së djeshme kishin vjedhur transformatorin që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të pijshëm në fshatin Bedyqas të komunës Dishnicë në Përmet.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bobinat elektrike, teli i bakrit,si dhe mjetet që kishin përdorur për çmontimin e transformatorit si dhe automjeti tip fiat me targa ATB 1818 në pronësi të 23-vjeçarit Albion Kalemi.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›